Site icon Telegrafi

Po bëheshin gati ta varrosin gruan e moshuar në Peru, punonjësve u rrëshqet nga duart arkivoli – trupi i pajetë rrokulliset në tokë (Video)

Ilustrim

Familjarët dhe miqtë e një personi të vdekur në Peru mbetën të habitur kur derisa punëtorët e varrezave po e bënin gati për ta futur në dhe, në një moment u rrëshqet nga duart funerali, duke bërë kështu që kufoma të rrokulliset në varr.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Pampas në një zonë rurale në Peru, ku punonjësit e varrezave po bëheshin gati ta lëshojnë në tokë dhe ta mbulojnë me dhe, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqen disa burra që derisa po mundoheshin ta lëshojnë arkivolin në tokë, njërit i rrëshqet nga duart duke bërë kështu që të hapet dhe trupi i pajetë i gruas së moshuar të del jashtë.

Të kapluar nga paniku, burrat shihen se si mundohen ta kthejnë trupin e pajetë në arkivol, kurse familjarët e gruas së moshuar nuk mund të ndaleshin duke qarë. /Telegrafi/

Exit mobile version