Një çift i ri kishin dalë për një udhëtim romantik me barkë në një liqen në Brazil për të realizuar edhe një fotosesion pak para martesës, kur hasën në “mysafirë të paftuar” disa vizitorë bërtisnin “mos u marto”.
Dyshja po shijonin bukuritë natyrore në Lagoa de Capitolio në Minas Gerais, kur një barkë tjetër që po kalonte pranë tyre ishte e mbushur me turistë që bërtisnin në gjuhën angleze: “mos u marto, ose bëje nëse je i çmendur”, transmeton Telegrafi.
Fillimisht tingëllonte sikur ata po e uronin çiftin, por pasi i dëgjuan me vëmendje e kuptuan se ishte krejt e kundërta. Videoja është bërë virale dhe në masë të madhe është shpërndarë në rrjete sociale.
“Oh jo, mos u marto. Nuk ia vlenë. Në emër të zotit, braktise, mos u marto”, ishin fjalët që vazhdimisht i dëgjuan dyshja të cilët i pranuan me sportivitet dhe nuk mund të ndaleshin duke qeshur. /Telegrafi/