Telegrafi

A po bëhen prindër për herë të parë Marina dhe Geti?

Marina dhe Geti (Foto: Instagram)

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, është distancuar prej javësh nga rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që fansat të mendojnë se biondja është në pritje të ëmbël.

Dyshimet e para kanë nisur nga imazhi i fundit i moderatores i publikuar në Instagram, nnë të cilin shfaqet me një fustan më të gjerë teksa çanta po ashtu ia mbulonte pjesën e stomakut.

Aludimet e shtatzënisë u përforcuan akoma më shumë edhe nga miku i saj i ngushtë, gazetari Eraldo Rexho.

I njëjti në një intervistë për ‘Pushimet on Top’ ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të ‘Revista Who’ do të jetë një personazh që do të bëhet nënë.

Në bazë të përshkrimit se është bionde ka lënë të nënkuptohet që bëhet fjalë për Vjollcën.

Marina Vjollca (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, Marina ka kohë që është e martuar me reperin nga Kosova, Getoar Selimi.

Çifti kanë qenë shpesh në vëmendje të shtypit rozë për faktin se do bëhen prindër, ndërsa presim të shohim se si do të jetë në vazhdim. /Telegrafi/