Telegrafi

Po bashkohen shtëpitë e shëndetit dhe spitalet për punë dhe shërbime më të lehta

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se “po zbatojmë plan për bashkim të shtëpive të shëndetit dhe spitaleve në
qytetet ku mund të bëhet. Tashmë mbaruam me procedurën e bashkimit të Shtëpisë të Shëndetit dhe Spitalin e Koçanit, më pastaj vijojnë qytetet e Dibrës dhe Gjevgjelisë.

Ai tha se me qëllim, për shkak se të gjithë ato institucione kanë mungesës së kuadrit që ju shërbejnë pacientëve në vendin e populluar, dhe në Shërbimin e ndihmës së shpejtë mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me bashkimin e institucioneve lehtësohet puna e mjekëve për shkak se do të plotësohen në ekipe që ju shërbejnë qytetarëve në vendin e populluar, dhe posaçërisht në ekipet e ndihmës së shpejtë. Do të lehtësohet shërbimi ndaj pacientëve që nuk ngarkohen me procedura administrative dhe udhëzime kur shkojnë në spital në shtëpi shëndetësore”, tha Filipçe.

Ai shtoi se punojnë paralelisht në projektin bashkë me agjencitë për përmirësimin e shërbimet e patronazhit dhe mjekimin shtëpiak./Telegrafi/