Site icon Telegrafi

Po arrin moti ftohjeve, ja çfarë duhet të dini: Për sa kohë mund ta përdorni pikat për hundë

stockphoto

Ka filluar sezoni i ftohjeve, kur hundët i rrjedhin vazhdimisht, por nuk duhet ta teproni me përdorimin e sprejit

Pas përdorimit të tij për një kohë të gjatë, ai mund të bëhet i padobishëm dhe personi që e përdor zhvillon një tolerancë ndaj përbërësve në të, kështu që mund të ketë efekte anësore të pakëndshme.

Spërkatësit dhe pikat e hundës nuk duhet të përdoren sa herë të doni. Ato që përmbajnë një tretësirë fiziologjike njomin mukozën e hundës dhe ndihmojnë në zhbllokimin dhe nxjerrjen e sekrecioneve, por ato që janë të përshkruara shpesh përmbajnë antihistamine dhe kortikosteroide.

Antihistaminikët ndihmojnë njerëzit me alergji, sepse bllokojnë reaksionin alergjik kurse kortikosteroidet përdoren për të reduktuar inflamacionin dhe nuk duhen përdorur për një kohë të gjatë.

Nëse i përdorni sipas udhëzimeve, ato rrallë shkaktojnë reaksione të padëshiruara, transmeton Telegrafi.

Një sprej nazal ka të ngjarë të rrisë sekrecionet, duke bërë që të teshtini, të kolliteni më shpesh ose të keni më shumë sekrecione hundore. Këto janë dukuri të dëshirueshme, por spërkatja mund të shkaktojë edhe të padëshiruara, si gjakderdhje, dhimbje koke, humbje të nuhatjes dhe shijes dhe acarim të hundës.

gettyimages

Lexo po ashtu Pikat për hundë mund të shkaktojnë reaksion të rrezikshëm alergjik, por edhe të bëheni imunë ndaj disa alergjenëve

Nëse e përdorni për më shumë se tre ose katër ditë, bllokimi mund të përkeqësohet. Në fillim funksionon mirë, por pas përdorimit të gjatë, hunda bllokohet sërish. Përveç kësaj, disa përbërës të sprejit janë kimikate që mund të dëmtojnë membranat brenda vrimave të hundës, gjë që mund të çojë në gjakderdhje kronike nga hundët.

Është e rëndësishme të dini se përdorimi shumë i gjatë i spërkatjes (është optimale për tre deri në katër ditë dhe jo më shumë se shtatë deri në 10 ditë) mund të shkaktojë shfaqjen e rinitit medikamentoz dhe, në vend që ta trajtojë atë, të ndodhë një kundër-efekt.

Kjo është arsyeja pse kur jeni të ftohur ose keni probleme me sinuset, përdorni një sasi të caktuar spërkatësish për të zhbllokuar hundën. /Telegrafi/

Exit mobile version