Site icon Telegrafi

Po arrijnë alergjitë: Ka filluar lulëzimi, poleni “aktual” i drurëve

Këto ditë përqendrimet e polenit alergjen të mështeknës, panjës, shelgut dhe dushkut kanë tendencë rritjeje, ndërkaq vlera mesatare shënojnë poleni i bërshit, selvisë, plepit dhe vidhit

Tani për tani janë “aktualë” poleni i drurëve madje i bërshit, frashrit, panjës, selvisë, por edhe i plepave. Në periudhën e ardhshme pritet lulëzim më intensiv i mështeknës, që ka potencial më të madh alergjen, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nuk kanë të gjitha kokrrat komponentë intensivisht të fuqishme, ose me kombinime të kryqëzuara me alergjenë të tjerë rrisin simptomat. Lulëzimi tashmë ka filluar, ndonëse tani nuk janë shënuar vlera të larta.

Ata të cilët vuajnë nga alergjitë e polenit, duke u konsultuar me mjekun me terapi të fillojnë 10 deri 15 ditë më herët, para se të arrijnë tejkalime të përqendrimit të alergjenëve në ajër.

Të gjithë ata që kanë probleme me alergjitë shmangin qëndrimin në orët e pasdites në natyrë, kur përqendrimi është më i madh, të mos thajnë rroba në ambient të hapur, si edhe të lajnë flokët dhe të ndërrojnë rrobat sapo të hyjnë në shtëpi në mënyrë që poleni të mos futet brenda.

Simptomat ndër të cilat janë teshtitja më e madhe, rrjedhja e hundës, lotimi i syve dhe kruajtja, fillojnë që në fund të marsit dhe në prill, sepse atëherë në ajër janë të pranishme 16 lloje kokrrash poleni, edhe pse nuk ka shi, zakonisht atëherë regjistrohen tejkalime të vlerave.

Sipas kalendarit të lulëzimit, më parë fillon sezoni i lulëzimit te drurët – lajthia, verri, tuja, mështekna, shelgu.

Pastaj, në prill dhe maj fillon lulëzimi i barit dhe i barojave, të cilat mund të zgjasin edhe deri në tetor.

Dimri i butë dhe fillimi i pranverës me ditët shumë të nxehta shkaktojnë lirim të madh poleni në këtë periudhë, thonë ekspertët. /Telegrafi/

Exit mobile version