Telegrafi

Po argëtonte masën me kobra, 35-vjeçari e pëson keq kur e kafshon në dorë (Video)

Një burrë është kafshuar nga kobra, ku pas disa sekondave ka humbur vetëdijen dhe është dërguar me urgjencë në spital – por ironia është se ai konsiderohet si ekspert i gjarpinjve.

Yuttapong Chailbooddee, 35-vjeç, po performonte në një shou në Phuket të Tajlandës, kur gjarpri helmues e kafshoi në dorë, transmeton Telegrafi.

Atij nuk iu deshën shumë sekonda që ta humb vetëdijen nga helmi, dhe për këtë u dërgua me urgjencë në spital. Aty mjekët arritën t’i injektojnë kundërhelmin, duke ia shpëtuar kështu jetën këtij burri.

“Jam kafshuar shumë herë nga gjarpërinjtë, por kësaj radhe plaga ishte shumë e thellë. Fillova të ngufatem dhe humba vetëdijen. Nuk ishte gjarpër i zakonshëm – ishte kobra, helmi i të cilit është shumë i fuqishëm”, ka deklaruar Chaibooddee. /Telegrafi/