Një video amatore e filmuar, shfaq momentin kur një grua nga Brazili filmon vdekjen e vet derisa po grindej me fqinjin i cili e qëllon me revole.
Willyene Mathias ishte qëlluar me dy plumba në fytyrë, derisa po filmonte grindjen mes saj dhe fqinjit që jetonte afër shtëpisë së saj, transmeton Telegrafi.
22-vjeçarja po përdorte telefonin për të filmuar sulmuesin në Santana de Cataguases në pjesën juglindore të Brazilit, kur burri me të cilin po grindej të cilit ajo i referohet si Juliano, ngrit bluzën lart dhe nxjerr revolen nga brezi dhe pa u menduar dy herë e qëllon me dy plumba në kokë.
Sipas të përditshmes lokale Midia Mineira, grindja kishte filluar, pasi që viktima akuzohej nga fqinji i cili pretendonte se ajo po shpërndante nëpër lagje thashetheme për të.
Dyshja gjithashtu ishin grindur kur fëmijët e tyre ishin rrahur derisa po luanin. Besohet se Willyene kishte filmuar incidentin, për t’ia dëshmuar burrit të saj se ajo padrejtësisht ishte akuzuar dhe fyer nga fqinji.
Gjatë grindjes dyminutëshe, situata del nga kontrolli dhe 40-vjeçari humb durimin dhe e qëllon për vdekje.
Para se të vritej, Willyene mund të dëgjohet duke reaguar e frikësuar dhe qarë: “Jo Juliano. Nuk po e luaj këtë lojë unë”, kur e kupton se grindja u shndërruar në vrasje.
Më pas dëgjohen dy të shtëna dhe viktima që mbante në dorë telefonin rrëzohet në tokë. Videoja përfundon kur një grua i afrohet trupit të pajetë dhe kërkon ndihmë.
Raportohet se sulmuesi është arrestuar nga policia dhe po akuzohet për vrasje të shkallës së parë. /Telegrafi/