Uji është miku juaj më i mirë. Këtë e dëgjoni vazhdimisht, por nuk pini sasi të mjaftueshme të ujit. Miku më i mirë në luftën kundër celulitit, është padyshim H2O, sepse lufton shtresat, nxit qarkullimin dhe zvogëlon grumbullimin e kripës, që kryesisht duket në kofshe.
Ushtrimet nuk janë hobi e as rekreacion i përkohshëm. Ushtrimet dhe tendosja e trupit janë kulturë e jetës dhe nuk ekziston kurrfarë arsye pse të mos e aktivizoni trupin tuaj.
Miku juaj i fundit kundër celulitit janë preparatet të cilat fërkohen në lëkurën, e cila paraprakisht trajtohet me piling. Do të ishte ideale që pas ushtrimeve dhe tharjes energjike me peshqir të vendosni ndonjë krem që në vete përmban kafeinë, kështu që celulitin do ta sulmoni edhe nga jashtë. /Telegrafi/