Telegrafi

Po afrohet rikthimi i madh i DaGhost

Një prej veteranëve të hip hopit, DaGhost, do të rikthehet në skenë.

Reperi shumë i pëlqyer që ka kohë që ka pezulluar aktivitetin tash po kthehet dhe me më shumë kuriozitet se kurrë.

Ai ka paralajmëruar një varg projektesh në atë që duket se është album.

“NNNQ” është titulli i projektit, domethënia e të cilës fjalë ende nuk dihet.

Vet Da Ghost ka publikuar një paralajmërim, ku ka shkruar, “NNNQ, sivjet ndrron orari”.

Reperi i ka munguar shumë skenës, por tekstet e tij gjithnjë kanë qenë prezente në shumë hite.

DaGhost njihet për shumë projekte të suksesshme “Kceni Kr8”, “Po shihet Ashiqare” me Tingulli 3nt e të tjera projekte shumë të suksesshme. /Telegrafi/