Telegrafi

Po afrohet rikthimi i Chiesas në aksion, te Juventusi të lumtur pas ecurisë negative

Federico Chiesa është duke u rikuperuar mirë nga këputja e ligamentit të kryqëzuar dhe klubi shpreson që së shpejti të kthehet në aksion me Juventusin.

Anësori 24-vjeçar italian pësoi një dëmtim të rëndë gjatë fitores 4-3 ndaj Romës në janar të këtij viti, duke i dhënë fund sezonit të tij menjëherë. Ai ka vazhduar të punojë ngadalë drejt një rikthimi, megjithëse një pengesë e vogël në verë i vonoi gjërat me disa javë.

Siç raportohet nga Sky Sports Italia, Chiesa nuk ka pësuar ndonjë komplikim të mëtejshëm dhe tani shpreson të kthehet në stërvitje të plotë të skuadrës në një moment në javët e ardhshme.

24-vjeçari synon të kthehet në lojë deri në fund të pushimit të ardhshëm me kombëtare, duke e lejuar atë të luajë pak përpara pushimit të Kupës së Botës në nëntor.

Rikthimi i Chiesas është thelbësore për Bianconerët, të cilët janë dukur të dobët në këtë sezon.

Massimiliano Allegri po përballet me presionin në Torino dhe 24-vjeçari mund të ndihmojë./Telegrafi/