Telegrafi

Pnishi: Secili duhet ta bëj vet zgjedhjen e tij

Të martën, futbollisti kosovar nga Bremgarter i Zvicrës, Alban Pnishi kishte një arsye për të festuar.

Kosova më 28:24 vota është pranuar në UEFA. Tash ish-kapiteni i Wohlen-it ëndërron që Kosova të luajë në kualifikimet e kampionatit botërorë të futbollit.

“Do të ishte diçka e mrekullueshme” thotë 25 vjeçari. “Për këtë kemi pritur një kohë të gjatë”, thotë ai, shkruan BremgarterBezirksAnzeiger.ch, përcjell albinfo.ch

Alban Pnishi është shumë i lumtur që Kosova është pranuar në UEFA.

“Për shtetin dhe popullin kjo është një mrekulli. Një ditë feste ishte dita e martë”, ka thënë mbrojtësi i Grasshoppersit.

Pnishi të martën e kaluar ka qëndruar gjatë tërë kohës me celularë në dorë. Një përfaqësues i ekipit kosovarë ishte në kongresin e UEFA-s në Hungari nga ku ka informuar për të gjitha detajet që zhvilloheshin atje.

Pas pranimit të Kosovës në UEFA, javën tjetër pritet që Kosova të pranohet edhe në FIFA e cila do të mbahet në Meksikë. Në këtë mënyrë përfaqësuesja e Kosovës do të këtë mundësi që nga vjeshta të fillojë ndeshjet kualifikuese për kampionatin botërorë 2018.

“Do të ishte një gjë shumë e mirë nëse unë do të jam atje”, thotë Pnishi. Por, sa ka shanse që ai të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës: “Unë besoj dhe shpresoj që unë e kam vendin tim në përfaqësuesen e Kosovës”.

Para dy muajve trajneri i Kosovës Albert Bunjaku ishte për vizitë në Zvicër ku u takua me dy ish futbollistët e FC Wohlen, Albert Pnishin dhe Mërgim Brahimin. Që të dy janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Por për të siguruar vendin në ekipin e ri të Kosovës, Pnishi duhet të luajë rregullisht.

Ai ka marrëveshje me Grasshoppers të Cyrihut deri në vitin 2018. Lojtari kosovar nuk ka luajtur asnjëherë për përfaqësuesen e Zvicrës, prandaj zgjedhja e tij për Kosovën është më e lehtë se sa futbollistët tjerë me prejardhje nga Kosova, të cilët janë ende pjesë e përfaqësueses së Zvicrës.

“Secili duhet ta bëj vet zgjedhjen e tij”, ka thënë Pnishi.