Site icon Telegrafi

Pnishi: Jemi gati për ndeshje, duam ta befasojmë Islandën

Mbrojtësi qendror i Kosovës, Alban Pnishi po bëhet gati për ndeshjen e katërt të Kosovës në kualifikime për Kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

26-vjeçari ka pasur paraqitje mjaftë të mira në ndeshjet e kaluara duke u konfirmuar si shtylla e mbrojtjes kosovare.

Në një prononcim për Telegrafin, gjakovari foli për ndeshjen ndaj Islandës.

Shtatlarti tha se skuadra ka stërvitur mirë dhe se janë të gatshëm për ta befasuar Islandën.

“Jemi duke pritur një kundërshtar shumë të fortë si Islanda që kanë treguar lojëra të mira së fundmi”.

“Na pret një lojë shumë intensive me duele të forta ndaj islandezëve”, deklaroi Pnishi për Telegrafin.

Tutje mbrojtësi qendror foli edhe për stërvitjet e Përfaqësueses së Kosovës që ka zhvilluar një në Drenas dhe të dytën në Shkodër.

“Nuk kemi stërvitur shumë mirëpo deri më tani gjithçka ka qenë mirë edhe pse në çdo grumbullim ka emra të rinj”.

Alban Pnishi në një ndeshje me skuadrën e tij Grasshopper në kampionatin zviceran

Anëtari i skuadrës së madhe zvicerane Grasshopper thotë se Kosova është gati ta befasojë Islandën.

“Ne jemi të gatshëm t’i befasojmë ata dhe kemi dëshirë të madhe për rezultat pozitiv”.

“Në fushë gjithmonë janë dy ekipe që e duan fitoren, por shpresojë që në fund ne do të triumfojmë”.

“Synimi ynë është të bëjmë një paraqitje të mirë dhe pastaj të vijë edhe rezultati i duhur”, tha Pnishi i cili në fund ka një mesazh edhe për tifozët.

“Gjithmonë na kanë mbështetur dhe shpresojë që edhe kësaj here ta mbushin Shkodrën në përkrahje tonë”, përfundoi mbrojtësi gjakovar.

Pnishi debutimin me Përfaqësuesen e Kosovës e bëri në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë.

Ai këtë edicion ka zhvilluara 21 ndeshje në kampionatin zviceran, ndërsa edhe gjashtë të tjera në Ligën e Evropës me Grasshopperin. /Telegrafi/

Exit mobile version