Site icon Telegrafi

Pneumonia e Hillary Clintonit: Shenjat, simptomat dhe shkaktari

Hillary Clinton ishte detyruar të largohet nga një tubim memorial për viktimat e 9 shtatorit, pasi që nuk ishte ndjerë mirë.

Më vonë ajo ishte xhiruar tek hynte në veturën e saj, duke e humbur një këpucë gjatë këtij procesi, gjë që kishte nxitur brenga për shëndetin e saj. Doktorët që nga atëherë kanë konfirmuar se kandidatja për president vuan nga pneumonia gjatë ecjes, pasi që ajo kishte thënë se vuan nga alergjitë javën e kaluar, transmeton Telegrafi.

Pneumonia i prekë rreth 8 në 1,000 të rritur çdo vit në Britani të Madhe dhe është më e zakonshme gjatë dimrit dhe vjeshtës.

Çfarë është pneumonia?

Pneumonia është sëmundje e mushkërive ku alveoliti pezmatohet. Kjo mund të rezultojë në akumulimin e lëngjeve në mushkëri.

Alveolitët janë qeset e ajrit ku gazrat ndërrohen mes mushkërive dhe enëve të gjaku.

Çfarë është pneumonia gjatë ecjes?

Ky është emër joformal për pneumoninë që nuk është aq e rëndë sa të kërkohet tretman i spitalit.

Me pneumoninë gjatë ecjes simptomat janë aq të lehta sa personi ndjehet sikurse ka grip, dhe kësisoj ecë vërdallë pa probleme.

Zakonisht personat me këtë sëmundje nuk ndjehen aq të sëmurë sa ta vizitojnë doktorët – por edhe nëse shkojnë, simptomat nuk janë aq serioze sa për t’u kërkuar një rrezatim i gjoksit.

Kjo do të thotë se shpeshherë pneumonia gjatë ecjes nuk diagnostikohet dhe mund të zgjatet.

Çfarë e shkakton atë?

Pneumonia zakonisht shkaktohet nga bakteret apo viruse, por gjithashtu edhe nga kërpudhat, parazitet, kimikalet dhe çfarëdo lëndimi fizik në mushkëri.

Pneumonia mund të kategorizohet në disa lloje: pneumonia infektive, pneumonia kimike, pneumonia traumatike, pneumonia gjatë ecjes, pneumonia e dyfishtë etj.

Pneumonia gjatë ecjes shpeshherë shkaktohet nga një bakter i caktuar, i quajtur Mycoplasma pneumoniae (por jo gjithmonë). Kjo pneumoni vjen gradualisht, ndryshe nga llojet tjera.

Zakonisht, të prekurit nga kjo sëmundje janë të rinjtë të cilët infektohen në shkollë dhe çdo anëtarë familjar që ka qenë në kontakt me fëmijët e infektuar.

Shenjat dhe simptomat e pneumonisë

Kolli është simptoma kryesore, gjithashtu edhe problemet me frymëmarrje, gripii, dhimbjet në gjoks, rrahjet e shpeshta të zemrës, djersitja, humbja e apetitit etj. Sidoqoftë, është e rëndësishme që kjo sëmundje mos të ngatërrohet me bronkitin apo pleuritin, të cilat kanë simptoma shuë të njëjta.

Dhimbjet e kokës, dhimbjet e muskujve, lodhja, marramendja, kolli me gjak etj., janë simptoma më pak të zakonshme.

Fëmijët e diagnostikuar me pneumoni më së shumti do të kenë probleme me frymëmarrje. /Telegrafi/

Exit mobile version