Telegrafi

Plus tarifa konkurruese në treg

Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, tha se dhënia e licencës për 3G do t’i shërbejë pa dyshim rritjes se brodbandit në Shqipëri dhe se hyrja e operatorit të katërt të telefonisë mobile do t’i japë një shtysë tjetër rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimeve në interes të konsumatorit.

Tregu i telefonisë mobile po gjen gjithnjë e më shumë hapësira në Shqipëri. Ministri Pollo, në forumin mbi rrjetin e komunikimeve në tërësi, tha se në vendin tonë përdorimi i telefonave mobil është në nivelet e 140 për qind, duke e kapërcyer mesataren në BE-së. /Telegrafi/