Telegrafi

Plus dy vjet në kontratën e Messit

Superylli argjentinas, i cili bart fanellën e Blaugranëve që nga viti 2000, kishte një kontratë valide deri në vitin 2016, mirëpo kontratës i janë shtuar edhe dy vite të tjera, pasi marrëveshja verbale ishte arritur që në muajin dhjetor.

25-vjeçari do të përfitojë pagë neto vjetore prej 11 milionë eurosh, ndërsa nëse ndonjë klub dëshiron ta prishë kontratën, duhet të paguajë 250 milionë euro.

Messi është futbollisti i tretë që vazhdon kontratën me Barcelonën, së bashku me Carles Puyol dhe Xavi, ndërkohë që Victor Valdes refuzoi të nënshkruajë marrëveshje të re në muajin janar. /Telegrafi/