Ministria e Punëve të Brendshme përgatit ndryshime në Ligjin për policinë, ku mes tjerash, policia nuk do të shfrytëzojë plumbat eksperimental (plumba gome) dhe paralizuesit elektrik, si mjete për shpërndarjen e turmës në protesta të dhunshme.
Plumbat eksperimental dhe paralizuesit elektrik u bënë pjesë e pajisjeve të policisë me ndryshimet e Ligjit për polici, që në Kuvend me 59 vota “për” u miratuan në mars të vitit 2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me ndryshimet e reja që përgatiten, neni 81 i Ligjit për polici që rregullohet përdorimi i këtyre mjeteve, është i ndarë në dy paragrafe.
I pari thotë se rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike në masë të madhe mund të përdoret forca fizike, prangat dhe qeni zyrtar. Ndërsa paragrafi i dytë thotë se përkrah këtyre mjeteve, gjatë prishjes së rendit dhe qetësisë publike mund të përdoren edhe makina speciale me mjete kimike./Telegrafi/