Telegrafi

Plumbat “anti-dron”

Në përpjekje për tu mbrojtur nga dronët, janë krijuar disa plumba të posaçëm. Këta plumba përmbajnë një magnet, i cili interferon me elektronikën e fluturakes.

Kompania me bazë në Idaho të Shteteve të Bashkuara, pretendon se këta plumba janë mbrojtja adekuate kundër “Apokalipsit të dronëve”, transmeton Telegrafi.

“Në rast të sulmit nga dronët, këto plumba janë të vetmit kundër tyre”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të sigurisë kanë thënë se këto janë të paligjshme. Sipas ligjit në SHBA, sulmi i fluturakeve në çfarëdo mënyrë është sulm që dënohet me burg. /Telegrafi/