Telegrafi

Plumba gome dhe gaz lotsjellës, përleshje gjatë homazheve për XXXTentacion

Ditë më parë është vrarë me të shtëna të armëve reperi i talentuar amerikan, XXXTentacion.

Qindra fansa të reperit kanë bllokuar një rrugë të qytetit të Los Angelesit, por e cila u lirua pas të shtënave me armë në ajër të policisë.

Në fakt, këta të fundit disa prej të pranishmeve i qëlluan me plumba gome dhe hodhën gaz lotsjellës në mënyrë që turma të shpërndahej.

Fansat u mblodhën rreth orës 20:00 të ditës së djeshme (sipas kohës lokale amerikane) dhe kishin për qëllim të bënin homazhe dhe për të nderuar për herë të fundit 20-vjecarin.

Ata mbanin fotografi të ndryshme të reperit si dhe qirinj ndërsa thërrisnin emrin e tij duke hipur mbi vetura dhe banesa në Melrose Avenue.

Lexo po ashtu Publikohet videoja e momentit kur u gjet i vdekur reperi XXXTentacion

Disa anëtarë të turmës së zhurmshme kërceu edhe nga çatitë tek njerëzit që qëndronin më poshtë.

Theksojmë se reperi ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa të dhënat e para thonë se kanë qenë dy persona që kanë hapur zjarr në drejtim të artistit. /Telegrafi/