Telegrafi

Pluhuri Saharian mbulon Prishtinën

Ajo çfarë u pa pasditen e së hënës në qiellin e Prishtinës mund ta bëjë shumëkënd të mendojë për smog e ndotje, por në fakt ishte pluhur saharian.

Koncentrime të pluhurit saharian janë regjistruar sot në vendin tonë, derisa dielli dukej zbehtë në orët e pasdites në Prishtinë.

Prishtina Weather raporton se qartësisht janë vërejtur edhe njollat solare, që në këto javë kanë qenë më aktive.

Lexo po ashtu Sikur në Sahara, pluhuri saharian mbulon një pjesë në afërsi të liqenit të Badovcit

“24.04.2022 – Koncentrime të pluhurit saharian janë shtrirë mbi rajon dhe vendin tonë gjatë ditës së sotme, që edhe i dhanë qiellit një pamje më të zbehtë, derisa gjatë perëndimit disku i diellit vërehet edhe me sy të lirë, ku dallohen edhe njollat solare, që në këto javë kanë qenë më aktive”.

Ky fenomen është si pasojë e cikloneve që vijnë nga vendet e Afrikës, duke ngritur pluhurin Saharian.

Fenomene të tilla mund të ndodhin dy apo tri herë në vit, më shpesh në pranverë./Telegrafi/