Site icon Telegrafi

Pluhuri po i lë me dritare mbyllur banorët e “Rrugës B” (Video)

Ndërtime të shumta po bëhen tash e sa vite përreth “Rrugës B” në lagjen Mati 1.

Shumica e objekteve këtu ndërtohen me leje, ngase ka plan rregullues, por kontraktorët nuk i respektojnë rregullat e punës, siç është rrethimi i punishteve, raporton “038” i KTV-së.

Si pasojë, pluhuri është i madh dhe banorët thonë se nuk mund t’i hapin dritaret.

Edhe banorët e lagjes ‘Dardania’ thonë se janë në hall me pluhurin, por që për këtë faj ka Komuna që nuk po i pastron.

Por, kompanitë thonë që pastrojnë në çdo lagje të kontraktuar, por që problem është eliminimi i pluhurit.

Në lagjet sikurse Mati, i pari i shërbimeve publike thotë se do të marrin masa që pluhuri të ndalet. Sipas Gent Begollit, që nga fillimi i prillit, rrugët po pastrohen.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vendosur shenja ku përcakton se në cilat rrugë duhet të kalojnë kamionët, sidomos ata me peshë të rëndë e që bartin materiale, por që këto mjete kalojnë edhe nëpër rrugë ku e kanë të ndaluar.

Bashkë me materialin, ato bartin edhe pluhurin dhe baltën.

Exit mobile version