Site icon Telegrafi

PLTM: Reformat e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit janë kyçe

Me pritje të sinqerta e përshëndesim marrëveshjen e arritur mbrëmë me të cilën mundësohet realizimi i Marrëveshjes “Përzhino”. Shpresojmë se kjo marrëveshje nuk do të has në obstruksione nga ana e OBRM-PDUKM dhe më në fund do të bëhen hapa reale për dalje nga kjo krizë dhe për kthim të vlerave demokratike, thuhet në reagim e Partisë për Lëvizje të Turqve në Maqedoni (THP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Konsiderojmë se një nga pikat kyçe të marrëveshjes së mbrëmshme është ajo se janë paraparë reforma rreth zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Edhe pse kjo temë rrallë herë aktualizohet, bëhet fjalë për një marrëveshje e cila luan rrol shumë të rëndësishëm në funksionimin e aparateve shtetërore. I inkurajojmë të gjithë palët e përfshira që sa më parë të fillojnë me reformat dhe kësaj here të mos i harrojnë bashkësitë më të vogla”, thuhet më tej në reagim.

THP gjithnjë  është e gatshme të kontribuojë maksimalisht në suaza të mundësive të saja për krijimin e një shoqërie në të cilën do të sundojnë demokracia dhe barazia“, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Exit mobile version