Partia për Lëvizje të Turqve (PLT) reagon ndaj kryekuvendarit, Trajko Veljanoski, duke e porositur se, siç thonë, në mënyrë jokulturore mund t’u drejtohet vetëm të afërmve të tij, por jo edhe deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti thotë se ka mbaruar koha kur turqit janë tërhequr për veshi. PLT-ja konsideron se i ka nënçmuar pjesëtarët e bashkësisë turke në Maqedoni, duke iu drejtuar deputetit Enes Ibrahim me fjalët ”i pakulturë”.
Duke e konsideruar si puçist, PLT-ja kërkon që Veljanoski t’i kërkoj falje deputetit Ibrahim dhe bashkësisë turke./Telegrafi/