Forcat e reja nga Partia e Lëvizjes së Turqve (PLT) në Maqedoni, përmes një komunikate kanë reaguar ndaj të rinjve të OBRM-PDUKM-së në Butel të cilët bënë thirrje që të rinjtë t’u bashkangjiten në prjeksionin filmik për “Qosen”. Nga PLT thonë se të rinjtë e OBRM-PDUKM-së hapur thirrin në dhunë dhe ekstremizëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
“E dënojmë qasjen e këtillë, e cila nuk do të sjellë asgjë pozitive, por vetëm do ta ngrit urrejtjen dhe agresionin. Më shqetësues është fakti që kjo sjellje vjen nga kolegët tanë në një parti tjetër, të cilët duhet të paraqesin ndryshimin pozitiv të shoqërisë sonë, të pretendojnë të marrin vendime të rëndësishme dhe ta udhëheqin shtetin”, thuhet në kumtesën e të rinjve nga PLT./Telegrafi/