Telegrafi

PLT: PSP-ja të zbulojë të gjithë kriminelët

Partia për Lëvizjen e Turqve ka reaguar pas konferencës së djeshme nga PSP-ja, e cila hapi dy lëndë të reja, duke treguar mbështetje të plotë për këtë institucion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po i përcjellim me vëmendje ngjarjet e fundit rreth punës së Prokurorisë Speciale. Si parti vlerësojmë se shteti po kalon në një periudhë të ndjeshme, ku të gjitha anët relevante duhet të tregojnë interes dhe dëshirë për normalizimin e shtetit. Në këtë kontekst mendojmë se përgjegjësi së pari duhet të marrin institucionet shtetërore”, thuhet në reagimin e PLT-së në Maqedoni.

PLT-ja gjithashtu ka treguar se mbështet plotësisht Prokurorinë Speciale, duke thënë se ky institucion është kyç dhe segment themelor në procesin e kthimit të normalitetit dhe drejtësisë në shtet./Telegrafi/