Site icon Telegrafi

PLT: Marrëveshja e Ohrit nuk ka qenë në shërbim të turqve në Maqedoni

Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, kanë reaguar nga Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT). Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe sekretar i përgjithshëm i PLT-së, thotë se me rastin e 16 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit duhet të bëhet një përmbledhje e shkurtë nga perspektiva e bashkësisë etnike turke në Maqedoni.

“Për fat të keq në 16 vitet e kaluara, Marrëveshja e Ohrit (MO) nuk ka qenë në shërbim të turve në Maqedoni. Për t’u tejkaluar ky problem mendoj se MO duhet të zbatohet në mënyrë transparente dhe përfshirëse. Qeveria e re është shpresa e fundit për turqit dhe besoj se me lëvizjet reformuese turqit në Maqedonia do ta marrin vendin e merituar”, thotë Ibrahim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej shton se kjo marrëveshje deri tani ka shërbyer për pazare politike dhe sipas tij, nuk ka qenë produktive për gjithë bashkësitë etnike.

“Qeveria e re prej në fillim ka treguar vullnet për tejkalimin e diskriminimeve dhe kjo më jep shpresë se po lëvizim në drejtimin e duhur”, përfundoi Enes Ibrahim nga PLT./Telegrafi/

Exit mobile version