Site icon Telegrafi

PLT: Administratorët me librezë partiake nuk mund të jenë kompetent për kontroll të votuesve fiktiv

‘Sipas KSHZ-së kontrollet në terren të votuesve fiktiv ka përfunduar. Për Partinë për Lëvizje të Turqve në Maqedoni (PLT) edhe më tej mbetet me çështje të paqarta, dhe me këtë len hapësirë për dyshime për efikasitet dhe rregullsi të të njëjtës kontrollë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ne edhe më tej do të përsëritim se administratorët të cilët janë punësuar përmes librezës partiake nuk mund të jenë kompetent për kontroll të votuesve fiktiv nga Lista zgjedhore.

KSHZ nuk sqaroi sa turq ka përfshirë në proces si kontroller dhe në përgjithësi nëse i ka sipas standardeve të emëruar për kontroller? Fuqimisht kundërshtojnë aktivistët e partisë të përgjigjen për implementimin e inspektimit të vendeve ku popullsia është kryesisht turke.

Pa pastrim të Listës zgjedhore, zgjedhjet fer dhe demokratike nuk janë të mundshme. PLT me gjithë kapacitetet e saj do të vazhdojë betejën për të siguruar kushte ku qytetarët do të zgjedhin lirshëm dhe pa asnjë presion, thuhet nga PLT. /Telegrafi/

Exit mobile version