Site icon Telegrafi

“Plotësisht e panevojshme” – ndërhyrja brutale e Ayew ndaj Fernandes çoi në një përleshje masive në miqësoren United-Palace

Fred dhe Bruno Fernandes u përfshinë në një përleshje me Jordan Ayew gjatë miqësore së Manchester United ndaj Crystal Palace.

Djajtë e Kuq ishin në aksion këtë pasdite në Melburn kundër rivalëve të tyre në Ligën Premier, ndërsa po vazhdojnë turneun e tyre në Australi.

Golat e Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Jadon Sancho siguruan një fitore 3-1 dhe shënuan tri fitore nga tre deri më tani në para-sezon.

Lexo po ashtu Sa herë që e preku topin, Maguire u vërshëllye nga tifozët e Unitedit - por ai i "heshti" me një pasim maestral

Joel Ward shënoi një për Palacen, por pavarësisht se i riu i United, Will Fish mori karton të kuq, ata nuk ishin në gjendje të riktheheshin.

Edhe pse ndeshja ishte vetëm miqësore, gjërat eskaluan shpejt me Ayew që u fut fort për një ndërhyrje ndaj Fernandes, diçka që tërboi lojtarët e United.

Mesfushori brazilian Fred ishte i pari në skenë teksa u përball me asin e The Eagles, ndërsa trajneri i tij Erik ten Hag e shfryu tërbimin e tij në ndërhyrjen te gjyqtari i katërt.

Fred vazhdoi të shtynte Ayewn, i cili disi tërhiqej, pas ndërhyrjes, pasi lojtarët e tjerë vërshuan në drejtim të tij.

Edhe komentuesit nuk mund ta besonin atë që po shikonin, pasi ata e përshkruan veprimin e Ayeë si “plotësisht të panevojshëm”.

Për fat të mirë gjërat u qetësuan shpejt, por kjo nuk e ndaloi yllin e Palaces, Jean-Philippe Mateta që të prodhonte një tjetër skenë ndaj Donny van de Beek vetëm disa minuta më vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version