Site icon Telegrafi

Plotësime të Ligjit për kadastra të patundshmërive për ndihmë të familjeve nga rajonet e përmbytura

Me plotësimin e Ligjit për kadastrën e patundshmërive, të cilët ishin në rend dite të seancës së sotme të Kuvendit, do t’iu dilet në ndihmë dhe do t’u ndihmohet familjeve nga rajonet e vërshuara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me plotësimin mundësohet që Agjencia e Kadastrave të Patundshmërive të mund të përpilojë elaborat gjeodezik falas për legalizim të objekteve për familjet në rajonet për të cilat është miratuar vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës.

Gjithashtu, mundësohet që AKP të përpilojë elaborat gjeodezik falas për legalizim pa kompensim edhe për personat të cilat kanë pësuar dëme në fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësi të tjera në kushte kur është konfirmuar ekzistimi i gjendjes së krizës. /Telegrafi/

Exit mobile version