Real Madridi shënoi golin e parë nga goditja e dënimit pas 528 ditëve, me Sergio Ramosin, që gjeti rrjetën kundër Real Mallorcas.
Los Blancos kanë luftuar që të gjejnë personin e duhur për të goditur nga situatat kur topi është i ndalur, pasi që kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi, Real Madridi ka vuajtur në këtë drejtim.
Emra si Gareth Bale, Luka Modric dhe Toni Kroos ishin ata që preferoheshin për t’i gjuajtur goditjet e dënimit, por që nuk arrinin ta gjenin rrjetën.
Ramos e theu thatësirën e golit nga goditja e dënimit dhe atë me stil, me një gjuajtje madhështore nga 20 metra.
Ishte goli që i dha avantazhin e dyfishtë Real Madridit ndaj Mallorcas.
Sergio Ramos AKA the best CB itw just scored one the most beautiful free kicks I’ve ever seen pic.twitter.com/fDgQVe0fuz
— Sami (@SamiZaiiin2) June 24, 2020
Dani Ceballos ishte lojtari i fundit i Real Madrid që kishte shënuar nga një goditje dënimi dhe atë e bëri kundër Real Betisit në janar të vitit 2019. /Telegrafi/