Rekomandimi i Komisionit Evropian për datë për fillimin e bisedimeve që të jetë i miratuar duhet të kalojë në të gjithë Kuvendet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa ndikim do të kenë edhe zgjedhjet evropiane të cilat fillojnë sot, deklaroi nga Delçeva ambasadori i Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp.
“Do kisha dashur t’ju tregoi, por ajo që mund të them se e dini mirë se zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë së shpejti. Në Holandë ato zhvillohem sot, pritet raporti i Komisionit Evropian për progresin e vendit tuaj dhe pastaj është shumë e rëndësishme në Kuvendin e Holandës dhe Kuvendet e vendeve tjera, para Komisionit Evropian që të dalin pozitivisht sipas vendimit”, tha ambasadori Plomp./Telegrafi/