Site icon Telegrafi

Plomp: Nëse PSP nuk e vazhdon punën për të cilën është krijuar, atëherë kriza nuk do të merr fund (Video)

Ambasadori i Mbretërisë së Hollandës në Maqedoni Wouter Plomp mbrëmë në emisionin Faktor24 ka thënë se PSP është pjesë kyçe në Marrëveshjen e Përzhinos, duke marrë parasysh se e gjithë kriza politike filloi para dy vite e më shumë me të ashtuquajturën ‘përgjime’ të cilët zbuluan akuza serioze për krim dhe korrupsion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘PSP është krijuar plotësisht për të hetuar ato akuza dhe t’i nxjerrë para drejtësisë. Atë çka e shohim në muajt ose vitin e fundit, është pikërisht ajo çka ishte shkruar nga raporti i Departamentit të Shtetit, ku thuhet se është e qartë se ekziston fushatë e koordinuar për zvogëlimin për kredibilitetin e profesionalizmit të PSP-së. Çka nëse PSP nuk mund ta zbatojë atë për çka është themeluar, plotësisht t’i inspektojë akuzat, atëherë del se i gjithë procesi i Përzhinos është i harxhuar. Kështu që, nëse PSP nuk i zbaton ato për çka është themeluar, nuk do të ketë fund të kësaj krize’, ka thënë Plomp ndër të tjera.

Plomp gjithashtu ka thënë se Kuvendi është ahi që do të vendosë për mandatin, por para se gjithash, institucioneve duhet tu mundësohet për të vazhduar punën e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version