“Holanda çdo herë do të vazhdojë të jetë mik dhe partner i Maqedonisë dhe ta ndihmojë në rrugën euroatlantike”, ka deklaruar ambasadori i Holandës, Wouter Plomp, duke sqaruar qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së, në lidhje me pozicionin e Maqedonisë në BE, pas publikimit të dokumentit “Non Paper”.
“Kemi vërejtur përparimin e institucioneve të Maqedonisë gjatë vitit të kaluar, mes tjerash edhe në fushën e sundimit të së drejtës. Në këtë moment është e rëndësishme të shikohet në vazhdimin e reformave. Më 26 qershor Këshilli për punë të përgjithshme në BE do të vendos për rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë”, thotë Plomp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai më tej shtoi se Holanda i ndjek negociatat për emrin me Greqinë dhe shpreson se së shpejti do të arrihet marrëveshje.
Plomp gjithashtu tha se Holanda do të mbështesë financiarisht Maqedoninë, si dhe në fushën e sundimit të së drejtës./Telegrafi/