Site icon Telegrafi

Plomp: Formimi i qeverisë së re në Maqedoni është në duar të partive politike

Ambasadori holandez në Maqedoni, Wouter Plomp, ka deklaruar se nuk ka kohë për të humbur dhe se vendi duhet të formojë qeverinë e re, sa më parë që të mundet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, formimi i qeverisë është në duar të të gjitha partive politike dhe varet nga ato parti, por thekson se partia e re duhet të jetë reformuese dhe të përqëndrohet në përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Plomp shtoi se Holanda është mbështetëse e kahmotshme e Maqedonisë në procesin e reformave të nevojshme për anëtarësim të vendit në BE./Telegrafi/

Exit mobile version