Telegrafi

Pllakat problematike nga Gigabyte

Kompanisë qysh tani shumë blerës u ka paraqitur djegien e sllotit përkatës (e me këtë edhe të tërë pllakës amë) në momentet kur procesori ishte nën ngarkesë të madhe. Si zgjidhje të përkohshme Gigabyte pronarëve ofron versionin e ri të BIOS-it i cili ul taktin e procesorit gjatë momenteve të ngarkesës, nëse pllaka është overclock-uar pa ndryshimin e vlerave standarde të tensionit.

Natyrisht, të gjithë pronarët ekzistues kanatë drejtë për zëvendësim pa pagesë me modelet e rinj të cilët do të duhej të kenë VRM më kualitativ (kur të jenë në dispozicion), e Gigabyte ka ndalur shitjen e pllakave problematike edhe nëpër shitore derisa mos të arrijnë versionet e korrigjuara. /Telegrafi/