Telegrafi

Pllakat e ASRock për Sandy Bridge E

Oferta përbëhet nga katër pllaka – modelet X79 Extreme9, Extreme7 dhe Extreme4 janë të formatit ATX, derisa X79 Extreme4-M micro ATX.

Të gjitha pllakat janë të mbërthyera nga ngjyra e zezë e PCB-së, ftohja aktive e çipsetit X79 dhe kondensatorët e lyer me ar, derisa ndryshimet kanë të bëjnë me numrin e slloteve për memorien dhe kartelat grafike si dhe për pajisjet shtesë. Pllakat kanë katër deri në tetë sllote për memorien DDR3, deri në 12 SATA konektorë, përkrahjen për USB 3.0, tri ose pesë sllote PCIe x16 për kartelat grafike (SLI ose CrossFireX) dhe tastet e posaçme për aktivizimin dhe resetimin e kompjuterit, fshirjen e CMOS-it dhe LED diodës statusore, të gjitha këto siç shihet të adaptuara për overclock-im.

Me top-modelin X79 Extreme9 ASRock dërgon edhe kartelën e zërit PCIe me edhe një LAN port një gigabitësh të integruar (një tjetër ndodhet në pllakë), derisa pllakat tjera kanë të përfshirë zërin 7.1-kanalësh dhe kartelën e rrjetës. Çmimet do të duhej të jenë në mes 178.86 (Extreme4-M) deri në 264.79 euro (Extreme7), derisa shuma e parave që duhet ndarë për X79 Extreme9 ende nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/