Telegrafi

Pllaka Rattler nga Foxconn

Pllaka me emrin Rattler është e bazuar në çipet e Intel, P67, ndërsa ka komponent pasiv të ftohjes Cool Pipe, PWM 14 fazash dhe katër hyrje memorie DDR3.

Në pllakë janë të pranishëm dy konektorë SATA 6 Gbps dhe katër konektorë SATA 3 Gbps; një konektor ATA për disqet e vjetra dhe dy hyrje PCIe x16 për kartelën grafike.

Pjesën e mbetur të pajisjeve e përbëjnë butonat e veçantë dhe LED-ët, Ethernet konektor dy gigabitësh, FireWire dhe nga dy eSATA dhe porta për USB 3.0. /Telegrafi/