Site icon Telegrafi

Pllaka përkujtimore e shtëpisë së UÇK-së me gabime drejtshkrimore (Foto)

E “fundit” që është regjistruar nga mediat ishte ajo e pllakës përkujtimore që u zbulua sot në Jezerc të Ferizajt, në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së të këtij rajoni.

Në një fjali të vetme, të shkurtërë, ndodhen dy gabime drejtshkrimore. Gabime këto që shumë lehtë kanë mundur të evitohen sikur teksti, para se të shkypej në pllakë, t’i dërgohej dikujt që së paku ka të kryer shkollën e mesme.

Në fjalinë “KJO SHTËPI KA QEN NË SHËRBIM GJATË LUFTËS SË UÇK-ËS TË VITIT 1998/99 – JEZERC”, fjala “QEN” është dashur të shkruhet me zanoren “Ë” në fund, pra “QENË”, ndërsa shkurtesa për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në formën siç është shkruar në këtë fjali, është dashur të jetë “UÇK-së”. 

Exit mobile version