Ata kanë shkruar një postim në faqen zyrtare të grupit në rrjetin social ‘Facebook’, duke thënë që Tovërlani i ka thënë ‘jo’ rivalit të moçëm të tyre, Besës, vetëm hatri i tyre.
“Afrim Tovërlani nuk nënshkroi për klubin e Besës së Pejës, hatri i ‘Plisave’”, shkruhej aty, transmeton Tribuna.
Siç dihet, Tovërlani është shumë i dashur në mesin e tifozëve prishtinas, të cilët megjithatë po e përkrahin me të madhe edhe timonierin e ri të Prishtinës, Bylbyl Sokolin.
‘Plisat’ udhëtuan të dielën në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, prej ku u kthyen të gëzuar në kryeqytet, pasi që skuadra bardhekaltër arriti t’i marrë tri pikë pas fitores së minutave të fundit, 2:1. /Telegrafi/