Site icon Telegrafi

Plisat thonë se nuk e tradhtojnë idealin kombëtar për një leckë

Grupi i tifozëve “Plisat” kanë mirëpritur pranimin e Kosovës në UEFA, por kanë thënë se nuk e tradhtojnë idealin kombëtar për një leckë, të cilin sipas tyre, ia imponuan Kosovës dhe nuk e zgjodhën vetë.

Në një postim në Facebook, “Plisat” kanë thënë se do të vazhdojnë të mbështesin klubin e tyre të zemrës, derisa kanë theksuar se nuk do të përkrahin djelmoshat shqiptarë të Zvicrës kur ata do të luajnë kundër vendlindjes së tyre.

“Plisat janë për Kosovën dhe futbollin vendor, bile qe 16 vjet s’ka arë, livadh, fushë apo stadium nëpër Kosovë që nuk kanë qenë pas klubit të tyre të zemrës. Por plisat nuk janë dyfytyrësh e hipokritë dhe plisat s’e shajnë kalin pasi që të kalojnë lumin siç po bëjnë disa. Plisat nuk janë me Zvicrën kur luan kundër vendit amë dhe përfundimisht rinia e Plisave nuk e tradhton idealin kombëtar për një leckë të cilën na imponuan dhe nuk e zgjodhëm vetë”, thuhet në postimin e tyre.

Exit mobile version