Kryetari i tifozëve Plisat, Albert Kastrati, në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka shprehur që Shqipëria dhe Kosova të fitojnë në ndeshjet e sotme.
“Sot luajnë Shqipëria dhe Kosova. Të shpresojmë e të festojmë për fitoren e të dyjave sepse armiqtë i kemi tjetër kund. Kosova është zemra e Shqipërisë”, shkroi Kastrati.
Disa nga Plisat kanë udhëtuar për në Zvicër që ta përkrahin Shqipërinë që do të luajë me Lihtenshtejnin.
Në anën tjetër Kosova luan me Kroacinë në Shkodër.