“Pranimi i Sigal Prishtinës në BIBL nuk është gëzim vetëm i Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës por i tërë Kosovës. Ne, Plisat ashtu edhe klubi ynë i zemrës, Sigal Prishtina, kemi qenë dhe jemi të përgatitur për të marrë pjesë në këtë ligë dhe do të përfaqësojmë Kosovën me shumë krenari”, ka thënë kryetari i tifozerisë bardh e kaltër, Albert Kastrati, për Zërin.
“Të mos harrojmë se ne jemi e vetmja tifozeri që asnjëherë nga pas lufta nuk e kemi ndërprerë aktivitetin tonë në përkrahje të klubit tonë të zemrës. Ju garantojmë se do të jemi shembull i organizmit të ndeshjeve dhe mikpritjes së mysafirëve të rajonit”, shtoi Kastrati më tutje.
Në fund ai falënderoi edhe kryesinë e klubit që gjithmonë u kanë qëndruar pranë. “Në emër të Plisave dëshiroj të falënderoj edhe kryetarin dhe kryesinë e Sigal Prishtinës duke mos i harruar asnjëherë edhe të gjithë ata persona që në të kaluarën kontribuuan në sukseset e klubit tonë”, përfundoi Albert Kastrati. /Telegrafi/