Site icon Telegrafi

“Plisat” premtojnë spektakël për miqësoren Prishtina-Sivassport

Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, Prishtina më 6 shtator në kryeqytet do ta luajë miqësoren kundër klubit të njohur turk, Sivassport.

Skuadra turke që drejtohet nga ish futbollisti brazilian, Roberto Carlos do të zbres për herë të parë në tokën e Kosovës.

“Plisat” përmes profilit të tyre në Facebook, kanë paralajmëruar një spektakël të bukur sportiv për miqësoren Prishtina-Sivassport.

“Spektakël i madh në stadiumin e Prishtinës, FC Prishtina vs Sivasspor. Pas shume ndeshjeve miqësore të zhvilluara jashtë vendit me ekipet si: Offenbach, Winterthur, Schaffhausen, Fortuna Köln, Greuther Furth, Osnabrück, Koblenz, Köniz etj. FC Prishtina zbarkon në stadiumin e Prishtinës për të dhuruar një spektakël sportiv para shikuesve te vet”, është shkruar në profilin e “Plisave” në Facebook.

Ndryshe, drejtuesit e Prishtinës, tashmë kanë nisur përgatitjet për miqësoren me Sivassporin, skuadër kjo që është në mesin e ekipeve të mëdha turke. /KP/Telegrafi/
 

Exit mobile version