Site icon Telegrafi

‘Plisat’ premtojnë spektakël në derbi

Tifozët e kampionit në fuqi, Prishtinës, u kanë premtuar futbollistëve të tyre mbështetje të madhe, posaçërisht për faktin se këtë duel shumë të rëndësishëm do ta zhvillojnë në shtëpi.

“Jemi duke u përgatit për këtë ndeshje dhe besoj që numri i ‘Plisave’ në stadium do të jetë i madh. Normalisht që do ta mbështesim fuqishëm ekipin tonë të zemrës.Të gjithë ‘Plisat’ e dinë rëndësinë e ndeshjes, andaj sigurisht se ata nuk do t’i mungojnë tribunës lindore të stadiumit tonë. Do t’u bëjmë thirrje të gjithë prishtinasve edhe nëpërmjet rrjeteve sociale”, tha për Arenën, kryetari i Plisave, Albert Kastrati.

Mitrovicasit sivjet synojnë t’ua rrëmbejnë prishtinasve trofeun më të çmueshëm. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version