Site icon Telegrafi

Plisat premtojnë atmosferë dhe sjellje të mirë

Me këtë deklaratë Kastrati i ka dërguar edhe një sinjal bordit të KB Pejës, se ata nuk kanë pse të frikohen nga ardhja në Prishtinë, sepse Plisat nuk dëshirojnë ta ndjekin shembullin e tifozerisë pejanë “Shqiponjat”, të cilët e demoluan autobusin e lojtarëve të Sigal Prishtinës, pas ndeshjes së parë që u zhvillua në Pejë.

“Plisa, prishtinali, e gjithë qyteti pret ditën e diele. Ftojmë të gjithë që në numër rekord të përkrahim ekipin e zemrës, kampionët absolut, në fitoren e radhës në garat finale të kampionatit kundër Pejës.

Duhet të japim maksimumin që në këtë ndeshje të paraqitemi më mirë dhe më fortë se 13 vitet e kaluara, kjo për dy arsye: T’i tregojmë tifozëve të Pejës çka është atmosfera dhe ekipi i Prishtinës te shënoj fitoren që i duhet, dhe arsyeja e dytë është se në ndeshje janë të ftuar mysafirë special nga Ballkan Liga, le ta dinë e gjithë Ballkani se kush është PRISHTINA dhe PLISAT.

Gjithashtu nuk duhet të bimë në nivelin e tifozëve të Pejës, nga provokimet e tyre, dhe duhet të përkrahim ekipin dhe mos të hidhet as sendi më i vogël në parket, sepse duhet të japim mesazhin e Kryeqytetit – qytetit të Kupave, para njerëzve të Evropës , atu ku e kemi vendin”, ka shkruar Albert Kastrati në profilin e tij të Facebookut. /Telegrafi/ 

Exit mobile version