Zëdhënësi i klubit, Ramadan Gagica, ka thënë se këtë orar e kanë bërë në koordinim me tifozët e tyre. “Kemi pasur probleme me termine dhe kemi vendosur që të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45. Besoj se tifozët do të vijnë të na përkrahin. ‘Plisat’ nuk e përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës dhe do të përkrahin Prishtinën. Nuk besoj se është problem orari”, ka thënë Gagica për ‘Sport Plus’.
Ndërkohë, kryetari i ‘Plisave’, Albert Kastrati, thotë se do të përkrahin Sigal Prishtinën si zakonisht dhe nuk e njohin Përfaqësuesen e Kosovës.
“Nuk ka problem që ndeshja e Prishtinë zhvillohet të njëjtën ditë me Përfaqësuesen e Kosovës. Ne do të përkrahim Prishtinën si gjithmonë. Do të krijojmë atmosferë të veçantë, si i ka hije derbit. Ne jemi për një Kombëtare. E përkrahim vetëm Shqipërinë, e jo Kosovën pa marrë parasysh se ku luan dhe me kë luan”, shprehet Kastrati për SportPlus.
“Plisat” janë ndër grupet që nuk e përkrahin Kosovën dhe janë vetëm për një kombëtare. Ata shpesh kanë shkuar edhe në ndeshjet që Shqipëria i zhvillonte si vendas apo mysafir. /Telegrafi/