Site icon Telegrafi

‘Plisat’ nuk lejuan transferimin e Samirit

Kryetari i ‘Plisave’, Albert Kastrati është shprehur se ata janë të vendosur dhe tashmë gjithçka ka përfunduar. Shaptahoviq nuk do të transferohet në Prishtinë.

“Ne i kemi treguar vendimin tonë kryesisë dhe Shaptahoviq nuk do të transferohet në Prishtinë. Arsyet tashmë dihen. Klubi mund të angazhoj çdo lojtar tjetër përveç Samirit. Ne nuk i përzihemi klubit dhe trajnerit të ri, por nuk jemi pajtuar për Samirin. Ai nuk mund të transferohet në Prishtinë dhe kjo çështje ka përfunduar”, ka deklaruar Kastrati për ‘Sport Plus’.

Kryesia pranon vendimin e ‘Plisave’

Kryesia e Prishtinës është pajtuar me qëndrimin e ‘Plisave’. “Ata kanë pranuar vendimin tonë. Për një lojtar nuk ia vlen të humbin tifozët dhe tashmë kjo çështje e mbyllur. Kryesia do të kërkoj lojtarë tjerë për sezonin e ri”, ka pohuar më tej kryetari i ‘Plisave’.

Njëra ndër premtimet e kryesisë ka qenë se sezonin e ri do të kenë ekip edhe më të fortë dhe do të luftojnë për trofe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ligën Ballkanike. “Prishtina do të ketë skuadër më të mirë dhe do të luftoj për trofe në Ligën Ballkanike. Ne besojmë se Prishtina do të arrij suksese sezonin e ri”, theksoi Albert Kastrati. /Telegrafi/ 

Exit mobile version