Site icon Telegrafi

‘Plisat’ kundër Ejupit dhe Muçiqit

Një gjë e tillë ka ndodhur pasi që Bordi e klubit ka vendosur që të gjithë ata që dëshirojnë që t’i shohin ndeshjet e Prishtinës nga afër, duhet të paguajnë bileta. Numri një i ‘Plisave’ Albert Kastrati, shpreh pakënaqësinë e tij në emër të ‘Plisave’ në një prononcim për ‘Sport Plus’.

“Kryesia e Prishtinës i ka shtrenjtuar biletat. Në perëndim ishin 3 euro, kurse në lindje 2 euro. Ky ka qenë vendim i bordit të Prishtinës dhe shumë adhurues kanë mbetur jashtë. Gjithashtu, Bordi ka vendosur që ‘Plisat’ të jenë pas golit, e kjo nuk do të ndodh. Ky vendim është i papranueshëm për ne. Remzi Ejupi dhe Afrim Muçiqi janë duke e shkatërruar futbollin në Prishtinë. Ata nuk kanë bërë asnjë investim në stadiumin e Prishtinës. Kemi mbetur shumë prapa qyteteve tjera. Për shkak të këtyre njerëzve po bie edhe shikueshmëria”, ka deklaruar të dielën për gazetën, Albert Kastrati i njohur ndryshe si ‘Tigri’.

Gjithnjë sipas Albert Kastratit, Ejupi e Muçiqi nuk janë duke menduar për sport por për interesa personale. Ai vlerëson se këta njerëz duhet të largohen nga Prishtina.

“Të gjitha këto i bëjnë për shkak të interesave personale. Ejupi dhe Muçiqi duhet të largohen nga Prishtina. Në Prishtinë duhet të vjen një njëri që e do sportin e jo ata që nuk kanë lidhje. Ata vetëm shikojnë të shesin ndonjë lojtar jashtë dhe të marrin para. Më mirë ‘pazargjia’ e kanë mbajtur klubin se këta të dy. Do të kërkojmë nga Komuna që t’iu merret stadiumi derisa të hiqen këta njerëz. Ata do t’i vazhdojmë t’i shajmë derisa të largohen. Nuk do të ketë bojkot, pasi askush nuk mund të na largoj nga Lindja. E mira është se po kemi përkrahje edhe nga qytetarët dhe ata që e duan klubin e Prishtinës që një kohë të gjatë. Dashurinë ndaj Prishtinës askush nuk mund të na shuaj”, përfundoi Albert Kastrati. /SportPlus/Telegrafi/ 

Exit mobile version