Telegrafi

‘Plisat’ me koreografi në mbështetje të ‘Grupit të Kumanovës’ (Foto)

Prishtina ka luajtur të martën më mbrëmje në shtëpi ndaj Belfius Mons të Belgjikës, ku ka pësuar humbje me rezultat 76:67.

Prishtina e ka shtyrë kualifikimin për në fazën tjetër të Europe Cup dhe i duhet fitore në ndeshjen e fundit.

Para ndeshjes ‘Plisat’ si zakonisht para ndeshje ka kënduar himnin kombëtare.

Koreografia e Plisave

Ata kanë shfaqur edhe një koreografi për Grupin e Kumanovës’ që javën e shkuar mori dënim të madh në Maqedoni.

“Besa Besë – nuk ka burg që ju mban, e përjetshme është veç Shqipëria nanë”, ishte pankarta e zbuluar nga Plisat.

Koreografia e Plisave për Grupin e Kumanovës (Foto: Plisat: Facebook)

Koreografia ishte e shoqëruar me flamuj kombëtar.

‘Plisat’ njihet për qëndrimet e tyre nacionaliste dhe mbështetje të Shqipërisë Etnike. /Telegrafi/