Prishtina ka luajtur të martën më mbrëmje në shtëpi ndaj Belfius Mons të Belgjikës, ku ka pësuar humbje me rezultat 76:67.
Prishtina e ka shtyrë kualifikimin për në fazën tjetër të Europe Cup dhe i duhet fitore në ndeshjen e fundit.
Para ndeshjes ‘Plisat’ si zakonisht para ndeshje ka kënduar himnin kombëtare.
Ata kanë shfaqur edhe një koreografi për Grupin e Kumanovës’ që javën e shkuar mori dënim të madh në Maqedoni.
“Besa Besë – nuk ka burg që ju mban, e përjetshme është veç Shqipëria nanë”, ishte pankarta e zbuluar nga Plisat.
Koreografia ishte e shoqëruar me flamuj kombëtar.
‘Plisat’ njihet për qëndrimet e tyre nacionaliste dhe mbështetje të Shqipërisë Etnike. /Telegrafi/